Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 19:28

Mё nё fund po e shohim Brunin shtatzёnё tё dalё publikisht!

Sarcozy dhe Bruni janё duke i bёrё pushimet nё jug tё Francёs, nё Fort Brégançon.

Pasi u pёrfol shumё, zonja e parё e Francёs mё nё fund ka bёrё daljen e parё nё publik me barkun e saj tё rrumbullakosur. Dhe nёse deri dje flitej qё Carla priste njё djalё qё mund tё lind nё nёntor, tani kanё filluar tё qarkullojnё zёrat se ajo mund tё lind binjakё.

Nё fakt, nuk ёshtё hera e parё qё ky fakt pёrmendet nё media. Por, duke qenё se deri tani askush nuk e ka konfirmuar, nuk na ngelet gjё tjetёr veçse ta konsiderojmё si njё alibi dhe tё presim deri sa çifti tё tregojё vetё, ose deri sa fёmija tё vij nё jetё… (LajmeShqip.com)