Lajme Shqip Monday, 05 September 2011 21:46

Zonja e parë e Francës i ka shpallur luftë paparacëve. Ajo është shprehur në tone shumë të ashpër ndaj tyre duke thënë “Nuk keni për ta parë kurrë fëmijën tim”.

“Djali im i madh u ekspozua nga paparacët në një rast privat dhe jo publik. Unë e kuptoj rëndësinë e medias ndaj vëmëndjes së bashkëshortit tim dhe mua, por vëmëndja ndaj fëmijëve tanë është e patolerueshme. Do jem një roje e fëmijëve të mi për të qënë larg syve të paparacëve.”

Zonja e parë e Francës e ka ruajtur shumë jetën e saj private dhe përpara një muaji hodhi në gjyq një media që kishte publikuar foto të shtatzënisë së saj pa aprovimin e saj.

Duket qartë që Carla nuk bën shaka! (LajmeShqip.com)