Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 13:55

Carla Bruni shfaqet me njё fustan nё ngjyrё rozё, duke nxjerrё nё pah barkun e saj tejet tё rrumbullakosur dhe mё nё fund duke e konfirmuar vetё shtatzёninё. Megjithёse kjo dihej, kishim dёshirё vetёm ta dёgjonim nga goja e saj, pasi pёrpara se barku tё bёhej i dukshёm, ajo e mohonte diçka tё tillё nё mёnyrё kategorike.
Por Carla, 43-vjeçare, gruaja e presidentit francez, Nicolas Sarkozy 56-vjeçar, ka pёrgёnjeshtruar lajmin se ajo do tё lind nё vjeshtё. Jo vetёm kaq, por ajo as qё e di gjininё e fёmijёs sё saj! Ndёrkohё media ka thёnё se ajo do tё bёhet sёrish me djalё!!!
Kёngёtarja/modelja ёshtё shfaqur e pa trukuar, e zbehtё jo si zakonisht, por me njё lёkurё shumё tё pastёr.
Ajo ka pranuar se tё qёnit ‘Zonjё e Parё’ ishte shumё mё e lehtё se sa njё modele nё karrierё.
“Ështё shumё herё mё pak e lodhshme, se sa po tё kisha vazhduar karrierёn si modele”, ka thёnё ajo. (LajmeShqip.com)