Lajme Shqip Tuesday, 31 January 2012 13:00

Ka ardhur koha për të plotësuar pamjen tuaj me aksesorë që reflektojnë gjëndjen tuaj shpirtërore. Reed Krakoff është një stilist që e do shumë modën dhe ka punuar tepër për të fituar simpatinë e admirueseve të modës.  Për të arritur një sukses të garantuar, zgjidhja e vetme është të bëhen hapa të ngadaltë dhe të vegjël.

Dhe siç duket, Reed Krakoff e kaloi më së miri sfidën e radhës! Vetëm po t’i hidhni një sy koleksionit të tij pranveror 2012 do të mund të kuptoni sa e rëndësishme është që edhe ju të keni një nga çantat e këtij koleksioni.

Këto çanta janë të madhësive të ndryshme dhe me ngjyra shumë të këndshme. Po t’i mbani me vete çdokund do të dukeni shume elegante dhe shumë seksi.

Këto aksesorë janë të domosdoshëm për një pamje të rafinuar dhe enigmatike. (LajmeShqip.com)