Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 15:45

Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, tashmë ka “pushtuar” Austrinë me imazhin e tij edhe në fushën e marketingut.

Futbollisti i madh shqiptar veç aftësive në fushë njihet edhe si njëri ndër meshkujt më të bukur shqiptar, transmeton Telegrafi.

Kompania austriake ka zgjedhur imazhin e kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, për të promovuar pijen e saj më të re freskuese “Black Eagle” (Shqiponja e Zezë), e cila tashmë ka “pushtuar” rrugët e Austrisë.

Ndryshe, dje futbollisti ka filluar aventurën e re në klubin francez të Nantes, duke iu bashkangjitur bashkëkombasit të tij, Ermir Lenjanit.