Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 11:22

Aktorja Cameron është shumë e zënë me shtatzëninë e saj. E veshur me një palë pantalona të ngushta dhe një bluzë të ngushtë, barku i saj ishte mjaft i dukshëm. Por i dashuri i saj Alex Rodriguez nuk do të jetë i angazhuar për mobilimin e dhomës së foshnjes, pasi ky është roli i saj i fundit.

E ngarkuar për të luajtur rolin e një gruaje shtatzënë në filmin “What To Expect When You’re Expecting”, ajo ka ditur të duket mjaft seksi megjithëse ndryshimit të formave të saj.

Filmi i cili po xhirohet në Atlanta është i bazuar në një roman best-seller që flet tre çifte që janë në pritje për t’u bërë prindër.

Aktorët e përfshirë në këtë film janë Jennifer Lopez, Anna Kendrick, Chace Crawford, Chris Rock dhe Glee’s Matthew Morrison. Gjithashtu pritet që të marrë pjesë edhe Cheryl Cole në këtë film. (LajmeShqip.com)