Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 06:22

Doktor, mos e njollos figurёn e Michael Jackson!

Prokuroria e Qarkut tё Los Angeles ka bёrё njё kёrkesё qё nё rastin e vdekjes sё kёngёtarit tё famshёm Jackson, ekipi mbrojtёs i doktorit Murray tё mos pёrfshijё Kombin Islam nё kёtё çёshtje.

Prokurori i Qarkut, Steve Cooley, nё deklaratёn e tij ka sqaruar:

“Evidentimi i tiparit ‘islamik’ nё kёtё çёshtje, nuk ka tё bёjё fare me vdekjen e Michael Jackson!”

Kjo ka qёnё njё deklaratё qё ёshtё bёrё nё mbrojtje tё figurёs sё kёngёtarit, tё cilin doktor Murray ёshtё pёrpjekur ta shfaqi si tё çuditshёm dhe mjaft tё papёlqyeshёm pёr jurinё duke supozuar pёr bindjet e Jackson-it ndaj N.O.I. (National of Islam).

Gjithashtu Colley kёrkon tё pёrjashtojё nga kjo çёshtje edhe truprojen e kёngёtarit, Alberto Alvarez, i cili ka deklaruar se ka qёnё Dr. Murray qё e ka urdhёruar tё fshehё provat e Popofolit nё dhomёn e gjumit tё kёngёtarit. Pёrpara 11 vitesh Alvarez ka qёnё i dёnuar pёr njё kundravajtje, provё tё cilёn prokurori Cooley e ka vlerёsuar si  tё parёndёsishme.