Lajme Shqip Wednesday, 10 July 2013 09:55

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta priti dje Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri Leonidas Rokanas. Ishte një takim zyrtar ku të dy personalitetet shkëmbyen qëndrime dhe vlerësime, por ishte diçka që diplomatit grek i ra në sy tek Meta. 

Ja takimi, ja dhe duart shtrëngohen dhe Rokanas buzëqesh, jo sepse buzëqesh dhe Meta, por sepse në kycin e dorës së kreut të LSI skuq dicka, shkruan bw.

Byzylyku ngjyrë luleshegë me mbishkrimin Lëvizja Socialiste për Integrim qëndron ende në dorën e kreut të LSI. Ky byzylyk ishte simotra e byzylykut ngjyrë manushaqe i PS që mbahej varur dhe nga kreu i PS, Rama dhe që u përdorën si simbole të partive gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare. Por, duhet dikush tia kujtojë Metës se zgjedhjet mbaruan, nuk ka më fushatë tani për tani. Mbase ia kujton këtë sot buzëqeshja e ambasadorit grek.