Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 16:15

Shqiptarja, Lindita Idrizi, është shpallur “Miss Europa Kontinental 2015”, në konkursin europian të bukurisë zhvilluar në qytetin e Paestum në rajonin e Kampanjës në Itali.

Shqiptarja, Lindita Idrizi, u zgjodh mes 104 konkurenteve të ardhura nga 10 rajone italiane e 10 shtete si Belgjika, Malta, Rumania, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Hungaria, Mali i Zi e Serbia.

Pas një seleksionimi të gjatë prej 6 muajsh, bukuroshja shqiptare mundi ta fitoj këtë titull në një gjysëmfinale me konkurenten italiane e atë kosovare.

“Miss Europa Kontinental” , Lindita Idrizi, pas fitimit të këtij titulli bukurie do të nënshkruajë tashmë një kontratë 1 vjeçare e cila do t’i garantoj të paktën 25 projekte profesionale me mundësinë e afirmimit në botën e spektaklit.

Konkursi “Miss Europa Kontinental” u drejtua nga gazetari i njohur italian Alessandro Cecchi Pavone e me një juri të drejtuar nga e famshmja show girl Valeria Marini.