Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 16:48

Miss Universe ka zhvilluar intervistat zyrtare me bukuroshet të cilat konkurrojnë në këtë eveniment, midis tyre edhe me dy bukuroshet shqiptare, Xhesika Berberi dhe Afërdita Dreshaj.

Intervista me XHesika Berberi:

Bukuroshja shqiptare Xhesika Berberi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Miss Universe, ku garon në edicionin e këtij viti. Xhesika është pyetur nëse beson në jetë në planetet tjera dhe për avantazhet që kanë femrat në raport me meshkujt.

Ju ende mund të jepni votën tuaj për dy konkurrentet shqiptare, Xhesika Berberi dhe Afërdita Dreshaj duke klikuar mbi emrin e bukuroshes që preferoni dhe duke ndjekur rregullat e mëtejme.

Intervista me Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj, e cila këtyre ditëve është duke e përfaqësuar Kosovën në spektaklin e bukurisë Miss Universe në Brazil, ka zhvilluar një intervistë me organizatën e Miss Universe-it. Në intervistën që e transmeton portali Telegrafi, Përveç bukurisë dhe elegancës që rrezaton, Afërdita shfaqet në edhe me një anglishte mjaft të pastër.

Ju ende mund të jepni votën tuaj për dy konkurrentet shqiptare, Afërdita Dreshaj dhe Xhesika Berberi, duke klikuar mbi emrin e bukuroshes që preferoni dhe duke ndjekur rregullat e mëtejme.