Lajme Shqip Tuesday, 20 March 2012 15:13

Brooklyn është një nga ata fëmijët me fat, prindërit e të cilëve janë të adhuruar nga njerëz në mbarë botën. Por pasionet e prindërve të tyre, Bavid dhe Victoria Beckham,  nuk duket se kanë mjaftuar që fëmija e tyre të ndjekë shembullin e prindërve të tij.

Tingujt e këngës ‘Wannabe’ dhe ngjyrat e nënës së tij fashioniste duket se nuk kanë ndikuar aspak në shijet e Brooklyn, i cili është mjaft i dhënë pas muzikës rock dhe grupit Oasis. Djaloshi kohën e tij të lirë e kalon me kitarën në dorë duke marrë leksione edhe nga kitaristi Tom Parker i grupit ‘The Wanted’.

Ai i ka mësuar Brooklyn-it si të luajë këngën Wonderwall të Oasis në kitarë, moment i cili thuhet se ka qenë mjaft i bukur. Madje, grupi muzikor thuhet se i ka bërë ftesë djaloshit që t’u bashkohet në ndonjë koncert, por që duket se Victoria nuk ka qenë aspak dakord.

Brooklyn i cili nuk lë asnjë ndeshje të babait pa e përcjellë nga afër, është shprehur i paqartë në idetë e tij, nëse dëshiron të shkoj drejt rrugës së futbollit apo atë të muzikës rock. Cilado qoftë zgjidhja e tij, David nuk duhet ta shoh vëngër zgjidhjen e tij. (LajmeShqip.com)