Lajme Shqip Wednesday, 28 September 2011 17:23

Londër – Këngëtarja Britney Spears i ka shokuar londinezët me xhirimet për klipin e saj. Ajo ka përfunduar në qëndër të thashethemeve për shkak të xhirimeve që ka bërë në sheshin famëkeq Hackney.

Ka zgjedhur të bëj xhirimet për klipin e këngës “Criminal” pikërisht në sheshin që përpara pak muajsh gati i vuri flakën kryeqytetit britanik. Britney ka xhiruar pikërisht aty ku për 48 orë qindra bandidë arritën të bllokojnë një qytet të tërë. Në shoqërinë e të dashurit të saj Jason Trawick ajo ka xhiruar një skenë krimi, me maska të mbuluara dhe pistoletë në dorë.

Sipas deklaratave të bëra nga këshilltari komunal Ian Rathbone, përdorimi i pistoletës nuk ishte i parashikuar dhe se, po ta kishin ditur nuk do ta kishin lejuar një gjë të tillë. Qytetarët londinezë janë ndjerë të fyer nga veprimi i saj dhe, sipas opinionistëve Britney duhet të kontribuojë në organizatën që përkujdeset për të rinjtë me probleme të ‘sheshit Hackney’.

Tashmë, fotot e Britney-t duke dalë nga një market duke vjedhur, kanë shëtitur mbarë botën dhe për këtë autoritet përkatëse londineze i kanë dërguar një kërkesë kompensimi menaxherit të Spears. Inferioriteti i Britney-t dhe ekipit të saj, i ka bërë të zemërohen akoma edhe më shumë londinezët, të cilët janë akoma të tronditur nga trazirat e korrikut. (LajmeShqip.com)