Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 06:54

Kthesat në jetën e saj kanë qenë të shumëllojshme dhe tani po mundohet që çdo gjë ta ketë nën kontroll.

Britney dëshiron të kalojë më shumë kohë me djemtë Sean Preston dhe Jayden. Prandaj, menjëherë pas angazhimeve të punës ajo merret me fëmijët e saj. Dhe këtë gjë e ka shprehur haptas për publikun e Los Angelos-it duke shëtitur fëmijët e saj të vegjël. Por me sa duket, shiu ja ka prishur planet!

Paparazët e kanë fotografuar tek sa përkujdesej ta mbante djalin e madh për dore që të mos e lagte shiu dhe tjetrin të sigurohej që të mos lagej në krahët e një asistenti.

 

Kthesa që po bën Britney në jetën e saj është akoma edhe më e dukshme. Pasi arriti të shpëtonte nga varësia e alkoolit dhe drogës, këngëtarja po bën gjithçka që të mos bjerë sërish në ‘tunel’. Kështu, për gjatë turit të saj është angazhuar që të punësojë vetëm balerinë që nuk konsumojnë alkool apo droga të ndryshme. Dhe për t’u siguruar që asnjëri të mos ‘rrëshkasë’, gjatë turneut do të bëhen analiza të rregullta mjekësore për të konstatuar zbatimin e mirë të rregullave për të gjithë ata që kanë kontakt të ngushtë me Britney-n.