Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 09:19

Jo pak mendojnё se mbretёria e parfumeve tё Britney Spears ta shpif.


Një kompani qё liçenson daljen nё treg tё parfumeve tё vipava ka ndihmuar pikёrisht kёngёtaren Britney Spears, tё cilёn tani e akuzon se ka paguar nёn dorё mё shumё se 10 milion dollarё.

Reuters raporton se kompania ‘Brand Sense’ pretendon se ka ndërmjetësuar qё Spears tё arrinte njё marrёveshje me Elizabeth Arden në 2004, duke pёrfituar një komision prej 35 për qind për çdo aromё tё Spears, tё tilla si “Radiance”, “Midnight Fantasy” dhe “Curious”.

Por vitin e kaluar, Britney Spears ёshtё paditur se i ka kёrkuar Elizabeth Arden-it qё t’ia dёrgonte asaja tё gjitha honoraret. Pasi “Brand Sense” u ballafaqua me Spears, i ati i saj Jamie Spears tha se komisioni prej 35 % ishte shumë i lartë dhe se vajza e tij nuk donte ta paguante.

Gjithashtu padia pohon se Spears nё mёnyrё tё fshehtё bёri njё marrёveshje tё poshtёr me Elizabeth Arden duke e paguar atё nёn dorё me 10 milion dollarё, nё pёrpjekje pёr t‘ju shmangur detyrimeve tё saja ndaj “Brand Sense”.

Nuk e dimё me siguri se kush po thotё tё vёrtetёn, por pa marrë parasysh, aromat e Spears janë reklamuar tepёr nёpёr botё.