Lajme Shqip Thursday, 21 July 2011 13:02

Fernando Flores, ish-truproja i Britney, thotё se e la punёn me të pasi e revoltonin shumё veprimet e saja.

Vitin e kaluar ai e ka paditur kёngёtaren me pretendimin se ёshtё shfaqur lakuriq pёrpara tij, duke pёrsёritur veprime qё e sikletosnin.

Sipas tabloidit “The Sun” ёshtё zbuluar se raporti ligjor e pёrshkruan paraqitje lakuriqe tё saj, tё papёlqyeshme ndaj tij, pёr shkak tё disa zakoneve qё kishte kёngёtarja, duke e bёrё veten e saj tё neveritshme ndaj tij. Nё kёtё raport thuhet:

“Ajo pinte cigare gjatё gjithё kohёs, pa pushim dhe pёrveç erёs sё duhanit qё e shoqёronte gjithnjё, aroma e djersёs sё saj ishte e padurueshme! Ajo nuk lahej pёr ditё tё tёra, nuk pёrdorte deodorant, rrallё i lante dhёmbёt, rrinte me flokё tё shkatёrruar dhe ecte gjitmonё e zbathur. Por, ishte e padurueshme kur kruante hundёn nё mёnyrё tё pavetёdijshme dhe çfarё nxirrte prej saj e hidhte ku tё mundte!”

Pavarёsisht se nё raport pёrmendet fakti qё kёngёtarja, gjatё gjithё kohёs ishte nёn efektin e ilaçeve qetёsuese, kjo nuk i ka justifikuar veprimet e saj.

“Spears, mendёrisht ishte e paqёndrueshme dhe sjelljet e saj ndaj nesh ishin tё pёshtira. Unё personalisht kam vuajtur nga gjendja e ankthit, depresionit dhe pagjumsisё, gjatё kohёs qё kam punuar pёr tё, nga muaji shkurt deri nё qershor.”

Ish-truproja i saj ka kёrkuar njё dёmshpёrblim prej 6 milion dollarёsh. (LajmeShqip.com)