Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 13:25

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit pushimeve të këngëtares amerikane të popit, Spears i është bashkuar edhe i dashuri i saj Jason Trawick.
Në një udhëtim me barkë Britney është fotografuar bashkë me dy fëmijët Jayden 4 dhe Preston 5-vjeç, dhe të dashurin, dikur ish-menaxherin e saj Jason.
Spears 29-vjeç, mbas kaq vitesh disfatash dhe problemesh duket se ka gjetur rehat me të dashurin e ri, me të cilin ka planifikuar të martohet pasi të përfundojë turin e saj ‘Femër Fatale’. (LajmeShqip.com)