Lajme Shqip Monday, 29 August 2011 12:33

Spears e cila ka marrë pjesë dje në MTV-VMA 2011, ulur pranë Beyonce, është nderuar për karrierën e saj si këngëtare profesioniste.

Brtiney është thirrur në skenë nga Lady Gaga, e cila ishte veshur si një mashkull, pikërisht Jo Calderone. Në shenjë të këtij nderimi që po i bëhej, ajo u përkul në skenë përpara të gjithëve në shenjë falenderimi.

“Çdo vit të vish këtu është një nder i madh, asnjëherë nuk të duket diçka e zakonshme. Por kjo mbrëmje për mua do të thotë shumë!”

MTV Video Music Awards ka shënuar përvjetorin e tij të 28-të me shumë surpriza edhe për publikun. (LajmeShqip.com)