Lajme Shqip Sunday, 18 March 2012 10:27

Angelina Jolie dhe Brad Pitt më në fund do të martohen. Është revista “OK” ajo që ka raportuar se çifti hollivudian do të lidhë kurorë përpara muajve të vjeshtës.

Aktorja aktualisht është shtatzënë dhe mësohet se do të sjellë në jetë binjakë djem, duke i shtuar anëtarët e familjes së tyre, ku nga shjatë fëmijë, 3 janë natyralë dhe 3 të tjerët të birësuar.

Martesa e munguar e çiftit, që prej vitesh bashkëjeton, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes. Tani duket se gjithçka e lidhur me këtë fakt nuk do të komentohet më, sepse më në fund do të ketë martesë edhe për ta, një martesë gati e detyruar e çiftit, pasi janë fëmijët e tyre ata që po e kërkojnë me ngulm hedhjen e këtij hapi nga prindërit e tyre.

Një burim i afërt i çiftit ka deklaruar: “Angie pret binjakë, të cilët do të vijnë në jetë këtë vjeshtë, ndaj kjo i bën ata të ndjejnë se është koha e duhur për të hedhur këtë hap. Ata kanë vendosur se të dy duan t’i mirëpresin binjakët djem si burrë e grua, që do të thotë se martesa duhet të ndodhë më herët se ardhja në jetë e fëmijëve të tjerë të çiftit”.