Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 14:17

Çifti më i famshëm hollivudian dje ka bërë shëtitjen më të bukur prej vitesh!

Të kapur krah-për-krahu ata kanë dalë në një shëtitje romantike në lëndinat e bukura të Skocisë. Një shëtitje romantike që paparacët e kanë gjurmuar nga shumë shumë larg tyre.

Sipas një burimi të brëndshëm, Brad dhe Angelina kanë gjetur parajsën e tyre në fshatin skocez ku janë vendosur familjarisht. Të shpërngulur të gjithë në Skoci për shkak të xhirimeve që Brad duhet të bëjë për filmin “World War Z”, duket se në këtë periudhë po bëjnë disa pushime të paplanifikuara pasi xhirimet janë pezulluar për shkak të temperaturës mjaft të lartë.

Duke shpresuar që qielli të jetë i ngrysur për të xhiruar skenat e tyre në ‘George Square’, duket se familja Pitt do të bëj pushim deri të shtunën që vjen, pasi parashikimet e motit nuk janë në favor të ekipit xhirues.

Fatkeqësisht për organizatorët thuhet se kostoja për t’i mbajtur punonjësit vërdallë gjatë këtyre ditëve do të jetë astronomike. (LajmeShqip.com)