Lajme Shqip Sunday, 28 August 2011 09:51

Kohëve të fundit Brad Pitt ka qenë shumë i angazhuar me rolin e heroit jo vetëm në xhirime, por edhe në jetën reale.

Aktori 47-vjeçar ka qenë duke xhiruar për filmin e tij të ri “World War Z” në Glasgow të Skocisë, ku një turmë prej më shumë se 700 vetash ishte grumbulluar në sheshin George për të filmuar skena terrori nga invazioni i mumjeve. Por tmerri u shndërrua i vërtetë kur një grua rrëshkiti dhe turma e mori përpara duke e shkelur!

Gruaja e befasuar e ka gjetur veten pranë Pittit i cili po e ndihmonte të ngrihej. Nga shoku që pësoi nga ky incident nuk mundi as t’i thoshte faleminderit aktorit të famshëm që e mori në krah dhe e largoi nga turma. Por sigurisht që ajo ka shfrytëzuar mediat kryesore për t’i përcjellë atij falenderimet që i shpëtoi jetën.

Pitt nga ana e tij është treguar mjaft modest duke mos i bërë reklamë vetes me këtë gjest heroik.

Aktori do të qëndrojë me gruan e tij Angelina Jolie dhe gjashtë fëmijët e tyre edhe për disa javë të tjera në Skoci, deri sa ai të përfundojë me xhirimet për filmin “World War Z”. (LajmeShqip.com)