Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 11:37

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga gjithçka e zakonshme dhe të kalojnë disa pushime të qeta, larg të gjithëve, për festat e fundvitit.

Sipas burimeve të tabloidit The Sun ata kanë menduar se vendi ideal për të kaluar pushimet me ‘skuadrën’ e gjashtë fëmijëve të tyre, do të ishte në një fermë të madhe.

Thuhet se Pitt dëshiron që të marrë me qera këtë fermë në ishullin e Costa Rikës, dhe pse jo edhe të blejë një pjesë të tij, me qëllim që kur në të ardhmen jeta e tensionuar të jetë bërë e padurueshme, të mund të shkojnë atje dhe të prehen larg të gjithëve! (LajmeShqip.com)