Shumica e fëmijëve e kanë një lodër të vogël të një kali Poni, ndërsa fëmijët e Pitt i kanë të vërtetë.
Aktori surprizoi familjen e tij me gjashtë Poni Shetland, një për çdo fëmijë dhe një kalë për partneren e tij Angelina Jolie. Plani i tij për t’i surprizuar ja ka arritur qëllimit dhe tashmë ata ndodhen në jug të Francës duke u stërvitur.
Brad dhe Angelina duan të mësojnë edhe fëmijët e tyre, me qëllim që t’u shkojnë edhe ata nga pas me Ponit e tyre.
Brad në fillim nuk ishte i sigurtë nëse ishte dhurata e duhur, por dëshira e tij ishte që fëmijët e tij të mësonin të kalëronin sa ishin ende të vegjël. (LajmeShqip.com)