Lajme Shqip Monday, 12 March 2012 12:33

Brad Pitt mund të duket mjaft mirë, por i rrudhosur në fundjavat e tij të lira me familjen, por deri tani askush nuk ia ka bërë pyetjen e madhe…

A ka bërë Pitt botoks?

48-vjeçari pa dyshim është dukur shumë më pak i rrudhosur në shfaqjen e tij të fundit në publik, në organizimin e fondacionit “Make it right” në New Orleans, në krahasim me paraqitjen e tij të para gjashtë muajve teksa xhironte filmin World War Z. Po të shikoni fotografinë e fundit të tij (në të djathtë) fytyra e tij duket aq e freskët, aq sa e një të riu, ndërkohë që ai vetë është një burrë afër të 50-tave.

Po ju si mendoni, pamja e tij është rezultat i botoxit apo i relaksimit nga puna? (LajmeShqip.com)