Lajme Shqip Thursday, 17 September 2015 17:22

Pasi hoqi dy gjintë shkaku i kancerit, aktorja hollivudiane Angelina Jolie vazhdimisht po humbet në peshë.

Media amerikane raportojnë se bashkëshorti i saj, Brad Pitt vendosi të ndërmarrë veprime në lidhje me shëndetin e bashkëshortes, transmeton Telegrafi.

Me sa duket, aktori ka angazhuar ekspertë për ta ndihmuar aktoren 40-vjeçare në mënyrë që të fitoi peshë pasi që edhe linjat e saja trupore janë bërë temë e debateve të mediave.

Brad ka punësuar Gertrude Kezor, i cili është ekspert për mbajtjen e një jete të shëndetshme. Kezor mendon që përmes yogas, meditimit, dhe ushqim të shëndetshëm ta ndihmon Angelinën ta kthej formën e trupit që kishte dikur.