Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 11:12

Në një kohë kur kanë kaluar vetëm disa javë pas dhënies fund të martesës së tij me Olesian, kantautori i njohur Bojken Lako është kapur mat në plazh me një femër tjetër.

Dhe kjo femër nuk është aspak e panjohur për skenën dhe publikun shqiptar. Ajo është vokalistja e talentuar e “Bojken Lako & Brezat”, grupi i ri muzikor që do të nxjerrin albumin e tyre të parë së bashku së shpejti, Semi Jaupaj. Këngëtarja 19 vjeçare ka të njëjtin pasion për rokun si Bojkeni, ndërsa është diplomuar në Liceun Artistik në Tiranë. Ajo është mjaft e njohur për pjesëmarrjen e saj në “Star Academy”.

Dhe në këto ditë të nxehta koncertesh, ku ata si grup udhëtojnë në qytete të ndryshme bregdetare si të  ftuar nëpër koncerte, Bojkeni dhe Semi janë fotografuar bashkë ndërsa argëtoheshin duke bërë not në plazhin e Borshit.

Të dy artistët po përjetojnë momente shumë të bukura, ndërkohë që kjo është hera e parë që Bojkeni fotografohet në intimitet me një vajzë. (LajmeShqip.com)