Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 08:25

Erjon Bogdani ka lënë për dy orë grumbullimin e ekipit kombëtar në Durrës, për të marrë pjesë në prezantimin e Lulzim Bashës si kandidat për kreun e bashkisë së Tiranës. Sulmuesi i përfaqësueses ka qenë një nga të ftuarit special në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku Basha mori “bekimin” e Partisë Demokratike si rivali i Edi Ramës në zgjedhjet e 8 majit. Bogdani ka kopjuar Igli Taren në përfshirjen në politikë, duke qenë si ish-kapiteni i ekipit kombëtar mori pjesë në çeljen e fushatës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2005.