Lajme Shqip Saturday, 23 April 2011 04:51

Pas 5 vitesh bashkё, distanca e kohёve tё fundit nё lidhje i ftohu marrёdhёniet e tyre.

“Marrёdhёnia ime me Vierin shkon pёr mrekulli pamvarёsisht se tё gjithё pёrflasin sikur po kalojmё njё krizё. Ato flasin mbase pёr shkak tё faktit qё nuk na shohin shumё bashkё, pasi unё udhёtoj shumё dhe jetoj sa nё New York, e sa nё Itali”, kёshtu ёshtё shprehur pёrpara njё jave Melissa Satta duke pёrgёnjeshtruar zёrat se ajo ishte ndarё nga ish lojtari i Interit.

Por ndryshe ka rezultuar! Mbas pesё vitesh bashkё tashmё gjithçka ka pёrfunduar. Dhe ka qёnё pikёrisht Bobo Vieri qё ka dhёnё lajmin nёpёrmjet njё agjencie lajmesh. Me sa duket shpёrthyen, nuk duruan mё! Arsyeja kryesore e kёsaj ndarjeje ёshtё largёsia e shpeshtё. Pёrveçse Melissёs qё jeton mё shumё nё Amerikё se sa nё Itali, gjithashtu edhe Vieri pritet tё largohet mbas ofertёs qё ka pranuar tё punojё si talent skout pёr Barcelonёn. Praktikisht, ai do tё shfrytёzojё eksperiencёn e tij profesionale nё fushё pёr tё zbuluar talente tё rinj amatorё.

Thonё se njё nga arsyet e tjera tё ndarjes ёshtё edhe Sara Tommasi. Vieri ёshtё parё disa herё nё shoqёrinё e saj por ato e kanё pёrgёnjeshtruar.

Thonё shpesh qё shtypi thotё budalliqe, por ama vetёm se kur verifikohen, nuk komentojnё fare!