Lajme Shqip Thursday, 15 March 2012 12:42

Ka disa ditë që mediat amerikane po spekulojnë mbi historinë e dashurisë ndërmjet vajzës së Whitney Houston dhe djalit të saj sekret.

Këngëtarja e cila vdiq muajin e kaluar, kishte marrë nën kujdestari djaloshin Nick Gordon përpara dhjetë vitesh kur babai i tij ra në burg dhe nëna e tij nuk kishte mundësi të kujdesej për të, por që zyrtarisht nuk e kishte adoptuar asnjëherë. Djaloshi, që tani është 22-vjeç jetonte bashkë me familjen e Houston dhe e thërriste atë ‘mama’.

Mbas vdekjes së këngëtares po dalin lajme të reja, që burojnë pikërisht nga shtëpia prej 1.2 mln dollarësh e Whitney-t në Atlanta. Sipas revistës Star, Nick i ka bërë propozim për martesë motrës së tij (jo me gjak) Bobbi Kristina. Kristina, e cila thuhet se prej kohësh po përjetonte një histori të heshtur dashurore me të, duket se ka pranuar dhe se tashmë është në një luftë të hapur me familjarët e nënës së saj të cilët nuk e aprovojnë.

Për shkak të situatës mjaft delikate që po kalon 19-vjeçarja, ajo dhe Nick kanë preferuar që për momentin ngjarjen ta mbajnë private. Por syrit të paparacit ata nuk i kanë shpëtuar, pasi fundjavën e kaluar janë fotografuar sëbashku të kapur përdore dhe duke u puthur në buzë. (LajmeShqip.com)