Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 10:19

Në verilindje të Francës, në një grup të koshereve bletët janë duke prodhuar mjaltë me nuanca të pazakonshme të ngjyrave të kaltëra dhe të gjelbërta.

Që nga muaji gusht, bletarët e rrethinës së qytetit Ribeauville, të rajonit të Alsace, i kanë parë bletët të kthehen në kosheret e tyre duke bartur substanca të paidentifikuara, që e kanë kthyer mjaltin e tyre në nuanca të pazakonshme.

Bletarët tani besojnë se shkaktarë për këtë fenomen  janë mbetjet nga kontejnerët e bomboneve M&M, të përpunuara në një lokacion në afërsi. (LajmeShqip.com)