Lajme Shqip Sunday, 11 August 2013 14:45

Jeni mësuar ta shihni gjithmonë me puro, duke bërë pushime luksoze në vende ekzotike, veshur me rroba të shtrenjta. Kush do ta besonte që një ditë do e shihnim Blerim Destanin, duke kositur barin si njkopshtar i zellshëm.

Tani dilema e madhe është, Blerimi po kosit vërtetë barin e shtëpisë së tij apo kjo është skena e ndonjë filmi që ai po xhiron këto kohë. Shpresojmë ta zbulojmë së shpejti, raporton BW. 

Duhet të pranojmë se veshja dhe luksi që e ka rrethuar gjithmonë ka ndikuar jo pak në sharmin e këtij djali. Megjithëse edhe kështu vazhdon të duket simpatik.