Lajme Shqip Monday, 12 September 2011 15:29

Blerim Destani, aktori i njohur shqiptar është mjaft i përfolur për jetën e tij private dhe statusin social.

Në një intervistë të dhënë për portalin Zhurnal ai është shprehur se nuk i pëlqen publiciteti që bëjnë mediat për të, si dhe trajtimi për jetën e tij private.

“Unë preferoj që të jem prezent në media vetëm me punën dhe veprat e mia, por realiteti ynë është ai që është”, ka thënë Destani.

Thashethemet e shumta për lidhjet e tij kanë qënë të larmishme; është thënë se ai ka qënë në lidhje me bukuroshen Anxhela Martini, prezantuesen Albana Osmani, modelen Arita Fejzullahu etj. Por qëndrimi i tij ka qënë gjithnjë i njëjtë: ose nuk ka pranuar që të flasë, ose i ka mohuar të gjitha. (LajmeShqip.com)