Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 15:51

Kёngёtarja e njohur shqiptare ka ndryshuar jetёn e saj shumё mbas viteve tё fundit. Pas martesёs me Gani Bardhёn, ajo nuk ёshtё parё mё tё dalё me kёngё tё reja.

Kjo nuk do tё thotё aspak se burri i saj ёshtё bёrё pengesё, pёrkundrazi ajo thotё se habitet qё atё e ka pёrkrah çfarёdo dёshire tё saj. Dhe synimi i saj i fundit pёr tё ёshtё kthyer nё fiksim.

Bleona ka treguar edhe mё parё qё ka dёshirё tё nxjerrё njё album nё gjuhёn angleze. Por pёrpjekjet e saj kanё shkuar gjatё pёr tё arritur aty ku do.

Kёngёtarja jonё herёn e fundit ka qёnё pjesёmarrёse nё ‘ Billboard Music Awards’, festivali i Kanёs dhe ndalesa e radhës është “ Formula 1”. Ajo ёshtë mësuar me evente të tilla… Është prezente në të gjitha eventet e rëndësishme ndërkombëtare dhe pjesëmarrja në to e ka ndihmuar të krijojë shumë kontakte. Ajo thotё se falё tapetit tё kuq ka njohur shumё njerёz  të famshëm, madje disa prej tyre i ka bërë miq të mirё.  Ajo vetё thotё se ato çuditen kur e shohin atё nё tё gjitha evenimentet.

Dhe nё fakt po tё flasim pёr muzikёn duket se ëndrra e saj amerikane po merr formë.

Më 2 qershor Bleona do të jetë në studion e një prej emrave më të lakuar në muzikën botërore siç është Timbaland dhe vetëm disa ditë më pas do të ndalojë në studion e një prej kompozitorëve të Rihanës, Taio Cruz Makeba.

Nёse kёto fjalё janё realitet apo jo, neve ja lёmё kohёs pёr t’i vёrtetuar.

Por ne dёshirojmё dhe shpresojmё qё Bleona t’ia arrijё qёllimit tё saj dhe tё pёrfaqёsojё denjёsisht tё gjithё shqipёtarёt.