Lajme Shqip Saturday, 17 September 2011 15:49

Një nga mediat amerikane më prestigjioze “Daily Motion”, ka publikuar një artikull për Bleonën duke e prezantuar si më poshtë:

Merrni producentët më të mirë të muzikës, shtojini performimin më eksitues dhe më të mirat e personaliteteve, hidhini një pamje seksi dhe buzëqeshjen më të bukur, dhe e gjithë kjo do t’ju ngjajë shumë me Bleonën!

Bleona është një artiste e muzikës që ka pushtuar audiencën në mbarë Evropën dhe tashmë është e vendosur të triumfojë edhe në tregun e Amerikës. Aktualisht ajo është duke punuar në studiot e producentëve Timbaland, Rodney Jerkins, Makeba etj..

Bleona është artistja e parë e Evropës Juglindore që ka shitur mbi 800 mijë albume duke vendosur një rekord të ri. Të gjithë albumet dhe hitet e saja janë shndërruar në numrin 1 në atë rajon.

E lindur në Shqipëri, e rritur dhe shkolluar në Evropën Perëndimore për aktrim, ajo ka filluar të interpretojë që në moshën 5 vjeçare, duke fituar konkurse të shumta ndërkombëtare, gjë që e kanë çuar në korrjen e famës së saj si këngëtare dhe interpretuese në të gjithë Evropën. Popullariteti i saj është i përhapur nga adoleshentët, të rinjtë dhe deri tek personalitetet e qeverisë dhe familjes mbretërore.

Popullariteti i saj është zgjeruar dhe vërtetuar në koncertet që ajo ka dhënë në Gjermani, Londër, Zvicër, Itali dhe New York, ku turmat mesatarisht arrinin në 10-20 mijë fansa.

Bleona flet dhe performon në katër gjuhë: anglisht, italisht, gjermanisht dhe sigurisht edhe në shqip.

Albumet e saj janë:

Kam qejfin tim (I Run My Own Game)

Nese me do fort (If You Love Me That Much) S’me behet vone (I Don’t Care) Ik meso si dashurohet (Go and Learn How to Love) Ti nuk di as me ma lyp Boom Boom** Mandarin^^

Hitet e saj janë:

Lermeni (Let Me Be free)

“Nese me do fort” (If You Love Me That Much) “S’me behet vone” (I Don’t Care) “Ik meso si dashurohet” (Go and Learn How to Love) “O Bo Bo C’I Bere Vehtes”

“S’dua”

“Boom Boom”**

“Hallal e Ke”

“Mandarin”

“Magnetic”.  (LajmeShqip.com)