Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 16:26

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, jo vetëm që ka qenë pjesë e audiencës në American Music Awards 2011, por ka qenë në vëmendjen edhe të gazetarëve! E intervistuar nga gazetarët e rrjetit televiziv të AMA-s, ajo ka prezantuar veten dhe është krahasuar me Britney Spears dhe Lady Gagan.

“Unë jam Bleona Qerreti, një këngëtare nga Shqipëria dhe kam 8 albume. Jam duke bërë albumin tim të parë në anglisht me Timbaland dhe pikërisht kjo është një ‘urra’ për mua,” ka thënë ajo.

E pyetur se me kë mund ta krahasojë veten, ka thënë se mund të krahasohet me të gjitha ato që janë më të famshmet e popit në botë, si Britney Spears apo Lady Gaga.

“Kam ardhur në AMA për t’u mësuar me presionin që këngëtarët ndjejnë gjatë eventeve të tilla,” i është përgjigjur ajo gazetarit që e ka pyetur se për cilin këngëtar kishte ardhur.

“Nuk kam synim për dikë specifikisht, por për të parë të gjithë kolegët e mi se si reagojnë ndaj këtij stresi, që në momentin kur të më jepet edhe mua shansi, të jem e parapregatitur me këtë lloj presioni që ndjejnë këngëtarët.”

I pyetur nga gazetari se cilit stil muzike po i përshtatej, duke qënë se vinte nga një vend me treg të ndryshëm nga ai amerikan, ajo i është përgjigjur se, “Gjëja e parë që jam duke bërë për t’ju përshtatur tregut të Amerikës, është përshtatja e theksit dhe gradualisht edhe ajo e muzikës.” (LajmeShqip.com)