Lajme Shqip Wednesday, 28 December 2011 17:36

Los Anxhelos – Para pak ditësh, në disa media filloi të qarkullonte lajmi se Bleona ishte klasifikuar nga një tabloid prestigjioz amerikan si një ndër artistet e veshura më keq mbi tapetin e kuq të American Music Awards. Por realiteti nuk është ashtu. I kemi verifikuar burimet e cituara nga mediat e tjera, dhe asnjëri prej burimeve të cituara nuk e përmendte Bleonën.

Ndaj këtyre spekulimeve ka reaguar Bleona, e cila është shprehur se gjithçka janë trillime pasi ajo pohon se veshjet e saj stilohen enkas për të, për t’iu përshtatur linjave të saj trupore.

Bleonën edhe mund ta kenë kritikuar për ndonjë prej veshjeve të saj (nga ndonjë media amerikane si në fotografi), por sa gjëra mund të thuhen gjithandej!…

Për këtë arsye ju sjellim një video që tregon vlerësimin për të, si dhe një fotografi që shpreh mendimin e kundërt. Fakti është se: ajo nuk është cituar nga asnjë klasifikim zyrtar për veshjen e saj si më të keqe, apo qoftë edhe më të mirë. (LajmeShqip.com)