Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 11:22

Fitilat e ndezur duket se janё gati tё shpёrthejnё.

Pёrpara disa ditёsh Eliza Dushku, aktorja amerikane me origjinё shqiptare pati postuar nё profilin e saj njё thёnie: “Jam krenare qё jam shqiptare”.

Nuk e dimё nёse citimi i saj ka marrё shkas nga mohimet e fundit tё Bleonёs pёr tё folur nё gjuhёn shqipe, apo jo. Por si duket veprimi i saj nuk e ka bёrё Bleonёn tonё tё ndjehet rehat. Dhe kёshtu Bleona ka filluar tё sulmojё haptazi aktoren nё faqen e saj.

Bleona ka shkruar:

“@ElizaDushku, mё bёhet qejfi qё po shkruan mbi komentet e mia pёr ta shrytёzuar si reklamim pёr tё treguar ‘se sa patriote je’ pёr faktin qё je shqiptare!

@ElizaDushku nё fakt do tё kishte qёnё fantastike sikur tё ishte edhe vendi yt dhe tё ishe e lindur atje! Cila ka qenё gjёja e fundit qё ke bёrё pёr Shqipёrinё?

@ElizaDushku, njё shqiptar krenar, siç pretendon ti, duhet ta dijё se nёse sulmon njё shqiptar, pёrgjigja do tё jetё mё e fortё nga ç’mund ta kishe menduar!

@ElizaDushku, kush ёshtё shqiptar tani???”

Bleona Qerreti vazhdon tё na shokojё! Çfarё pret mё shumё ajo nga Eliza pёr tё bёrё pёr shqiptarёt?

E lindur nё Amerikё dhe e rritur si njё amerikane, ajo gjithmonё ёshtё prezantuar si shqiptare. Ndёrsa, Bleona, e lindur dhe e rritur si shqiptare po kёrkon tё krahasohet me tё.

I takon Bleonёs, mё shumё se sa Elizёs, qё tё bёj pёr emrin “shqiptar” dhe, megjithatё Bleona, pёr hir tё famёs qё dёshiron tё fitojё nё Amerikё, po nxjerr pretekste tё ndryshme pёr tё justifikuar veprimet e saja aspak atdhedashёse.

Urojmё qё Bleona ta lexojё artikullin tonё dhe tё reflektojё. Mbi tё gjitha na vjen keq pёr arrogancёn qё tregon vazhdimisht me gjёrat qё thotё. (LajmeShqip.com)