Lajme Shqip Sunday, 05 February 2012 09:00

Blake, 24 vjeçarja në intervistën e shumë përfolur të revistës prestigjioze ‘ELLE’ shpreh emocionet e saj, ndan me ne rrëfime mbi jetën private, idetë për modën, flet për famën e shumë rrëfime të tjera vetëm për lexuesit dhe fansat e saj.

Blake duket e mrekullueshme në kopertinën e revistës e veshur me një fustan të bardhë nga stilistja e njohur Victoria Beckham dhe me një byzylyk me diamantë nga Elsa Peretti. Vëthët dhe unaza janë gjithashtu me diamantë, të gjitha nga firma e njohur Lorraine Schwartz.

Blatz, Badgley, Gosling, Di Caprio, Reynolds, këto janë meshkujt që kanë pasur një histori dashurie me Blake. I dashuri i saj aktual është 35 vjeçari kanadez Ryan Reynolds. Duke folur për jetën e saj private Blake rrëfen, “Unë gjatë gjithë jetës sime kam pasur katër të dashur.

Kurrë nuk kam pasur lidhje kalimtare por vetëm lidhje stabël. Nëse kaloj kohë me një mashkull do të thotë që ka kohë që njihemi dhe që me të vërtetë e pëlqejmë njëri-tjetrin.”

Blake, që për një numër të madh njerëzish është një ikonë stili dhe i frymëzon të tjerët me veshjet e saj, rrëfen që ajo nuk ka një stilist personal.

Ajo thotë që i pëlqen të ketë stilin e saj dhe i pëlqen të vishet vetë.

Gjithashtu shpreh dëshirën që një ditë do të donte të kishte fëmijë, dhe se debulesa e saj janë vajzat, prandaj do të dëshironte të lindte një vajzë.

Për më tepër dhe nëse keni dëshirë të mësoni më shumë, lexoni të plotë revistën ELLE të muajit mars. (LajmeShqip.com)