Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 19:00

Pamjes suaj i mungon një aksesor glamuroz? Ky koleksion bizhuterish ju jep mundësinë ju që të krijoni një set tepër elegant dhe klasik për stilin tuaj.

Dana Lorenz është një ndër talentet që ka fituar famën më shpejt se çdokush tjetër në industrinë e dizanjimit të bizhuterive. Bashkëpunimi i saj me firmën e njohur Fenton ka qënë një sukses shumë i arrirë, pasi ky koleksion është frymëzuar nga idetë e saj shumëngjyrëshe duke ndërthurur elemente kreative në bizhuteritë e këtij koleksioni.

Elementet baroke gjithashtu janë të kombinuara me detaje romantike. Femrat e të gjitha moshave do të munden t’i përdorin këto bizhuteri.

(LajmeShqip.com)