Lajme Shqip Monday, 24 August 2015 13:47

Këngëtarja Besjana Kasami, e njohur më mirë si Big Mama, ka publikuar projektin e saj më të ri.

“Loca” titullohet kënga, të cilën e solli në bashkëpunim me rep këngëtarin Gasso, transmeton Telegrafi.

Kënga erdhi e realizuar me videoklip ku Big Mama vjen mjaft e nxehtë derisa Gasso shfaqet si një sheik i vërtetë në mesin e bukurosheve të cilat janë pjesë e videos.

Ky është bashkëpunimi i dytë i dyshes pas atij të titulluar “Bone n’club”, të cilin e sollën muaj më parë.