Lajme Shqip Saturday, 09 April 2011 06:58

Kёrkoi tё merrte ngjyrё çokollatё shumё shpejtё dhe u dogj nё solar!

Javën që kaloi Big Mama është rikthyer nga Stambolli në Tetovë për të vizituar familjen e saj, si dhe për të prezantuar ekskluzivisht në emisionin më të ri “Pizzicato” në Alsat-M, klipin e këngës realizuar në Turqi “Kuçun prens” (Princeshë e vogël). Gjatë kësaj kohe, përveçse ka vizituar familjarët e saj, të cilët i mungojnë shumë, ditët e tjera në Tetovë, këngëtarja i ka shfrytëzuar duke u kujdesur për veten në qendra estetike, ku edhe ka bërë solar si parapërgatitje për fillimin e verës.

Por gjatë qëndrimit në kabinën e solarit Big Mama ka pësuar edhe një incident, i cili i ka kushtuar jo pak këngëtares, pasi gjatë qëndrimit në turbo-solarium të shpejtë ka pësuar një djegie në trup. Big Mama ka qёnё nё qendrën estetike “Sun Shine” dhe kishte vendosur të merrte ngjyrë çokollatë me një proçedurë të shpejtë, për shkak të kohës jo të mjaftueshme. Sigurisht kur kërkohet një proçedurë kaq e shpejtë edhe minutazhi i solarit është më i madh. Në atë moment Big Mama pësoi një djegie trupore, por falë Zotit nuk ishte plagë e madhe”, tregon Bardhyli, stilisti dhe miku i Big Mamës, duke shtuar njëkohësisht së këtë herë Big-u është djegur pak më shumë seç duhet.