Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 10:05

Kёngёtarёt janё fotografuar nё njё klub nate nё Tiranё duke kёrcyer dhe madje aspak si rivalё.

Ajo ёshtё nga Prishtina, ai nga Tirana; tё dy kёngёtarё. Nё spektaklin “Dancing with the stars” ata janё rival. Por ndryshe janё jashtё tij.

Por, cila ka qenë deri tani jeta e tyre private e shkruar në faqet e gazetave? Vesa është përfolur për ndonjë histori që tashmë ka marrë fund, ndërsa Big Basta u ka shpëtuar gjithmonë faqeve të gazetave, për sa i përket jetës private. Ky afeksion mes tyre ka nisur pikërisht këto muaj që Vesa ka lënë Prishtinën dhe është vendosur në Tiranë për spektaklin.

Ka filluar si një miqësi e thjeshtë mes tyre, por tashmë duket se po e shijojnë si një romancë dashurie në fillimet e saj. Madje, të enjten e spektaklit, Vesa nuk ka preferuar ta festojë 25-vjetorin e ditëlindjes së saj me grupin e VIP-ave të “Dancing with the stars”, të cilët janë mbledhur në club “Tokio”, në zonën e ish-Bllokut. Ajo ka zgjedhur ta festojë ditën e saj të veçantë larg syve të tyre dhe në intimitet me Big Bastёn.

Dy këngëtarët në fakt njihen prej pesë vitesh, që kur Vesa filloi të bëhej e njohur në Shqipëri pas reality show “Ethet”. Ndërkohë, as Big Basta dhe as Vesa Luma nuk kanë pranuar të flasin më shumë rreth kësaj historie, edhe pse janë parë të shoqërohen gjithnjë e më shumë bashkë, duke kaluar kështu kohën e lirë që u mbetet pas provave dhe angazhimeve të tjera në muzikë.