Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 15:45

Justin Bieber nuk ka qenë në lidhje me ndonjë vajzë që kur është ndarë nga Selena Gomez.

Kohët e fundit po qarkullojnë fjalët se këngëtari Justin Bieber është në lidhje me modelen bukuroshe Xenia Deli, e cila ka marrë pjesë në videoklipin e fundit të Bieber, What do you mean.

Por, ai këtë gjë e ka mohuar në një intervistë, duke treguar se ai nuk është në një lidhje tashmë një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se është një tip i lidhjeve, i pëlqen të jetë në dashuri dhe të jetë i afërt me ndonjë femër, por tani ai ende është me zemër të thyer.

‘Mua më është thyer zemra dhe unë vetëm po mundohem ta lë atë të shërohet’, ka përfunduar Bieber, duke e pasur fjalën për ndarjen me dashurinë e tij, Selena Gomez.