Lajme Shqip Saturday, 23 April 2011 07:19

Beyonce ёshtё kthyer me njё kёngё tё re qё nga 21 Prilli, ‘Run The World’. Kёnga e shumё pritur ёshtё shkruar nga Terish Nash dhe vetё Knowles, e cila ёshtё pёrkujdesur pёr tё bashkё me Switch dhe Shea Taylor.

Bёhet fjalё pёr kёngёn e parё tё albumit tё saj tё katёrt solo, i cili do tё ketё njё detyrё shumё tё madhe, atё qё tё ndjeki suksesin e albumit-rekord tё fundit tё 2008-ёs, “I am…”, me 3.5 milion shitje nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe 200 mijё nё Britani. Dy albumet e tjera tё mbretёreshёs sё R’n’B-sё janё: ‘Dangerously in Love’ i 2003-it dhe ‘B’Day’ i 2006-ёs.

 

Pёr tё dёgjuar hitin e ri mjafton tё vizitoni faqen zyrtare tё saj.

Regjizori i kёsaj videoje do tё jetё i famshmi Francis Lawrence (gjithashtu regjizor i Lady Gaga-s dhe Britney Spears-it).

Kёngёtarja bukuroshe nga Houston ka zgjedhur Inglewood, shkretёtirёn Mojave nё Kaliforni pёr vendregjistrimin e kёsaj videoje. Pra, pritet njё klip epik. Kёngёtarja me njё veshje prej luftёtareje dhe gladiatoreje do tё jetё e rrethuar nga shumё balerinё, duke krijuar pёrshtypjen e njё atmosfere lufte.

 

Dhe sa pёr kuriozitet: vetёm udhёtimet ajrore pёr transportimin e 200 artistёve nё shkretёtirё ka kushtuar 60 mijё dollar. Çfarё janё kёto pёr njё bose si Beyonce? Vogёlsira…!