Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 12:52

Kёngёtarja e famshme i surprizoi studentёt e shkollёs nё Harlem, tё cilёt po kёrcenin koreografinё e kёngёs sё saj “Get me Bodied”.

Kёngёtarja e veshur me njё palё xhinse tё bardha tё puthitura mbas kёmbёs dhe me njё kanatiere me logon e “Let’s move!”, ju bashkёngjit nxёnёsve tё cilёt kёrcenin nё palestrёn e shkollёs sё tyre.

Ato sapo kishin filluar kёrcimin e tyre kur papritur doli nё horizont Beyonce qё ju bashkёngjit tё rinjve tё cilёt megjithёse nuk e ndёrprenё kёrcimin ulёrinin nga gёzimi i pranisё sё saj. Palestra e gjimnastikёs ishte e gjallё si asnjёherё dhe tё rinjtё u tundёn e u shkundёn mё sё miri. Njё nxёnёs i klasёs sё shtatё u shpreh nё njё intervistё: “Ishte e mrekullueshme. As nuk e kuptuam se nga doli Beyonce kur filloi tё kёrcente me ne. Mё bёri shumё tё lumtur.”

Pikёrisht kjo video e nxjerrё nё Yahoo ka arritur nё 600.000 klikime! Fantastike!

Kjo ёshtё fushata e zonjёs sё parё tё Amerikёs, Michelle Obama, “Let’s Dance” kundra obesitetit. Dhe kёtu ёshtё angazhuar edhe Beyonce me kёngёn dhe lёvizjet e saja.

Kjo fushatё ka hyrё si njё program nё tё gjitha shkollat e paragjimnazit dhe tё gjimnazit. Pёrgёzime pёr kёtё fushatё Znj. Obama ka marrё shumё pasi obesiteti nё Amerikё pёr fёmijёt nё zhvillim ёshtё bёrё shumё kritik.