Lajme Shqip Monday, 05 September 2011 14:18

Beyoncé Giselle Knowles është një grua që në jetë ka gjithçka dhe nëse kthen kokën nga pas, mund të ndjehet shumë krenare për jetën e saj tek sa sot mbush 30 vjeç. Këngëtarja e cila ndodhet në Itali me burrin e saj Jay-Z mendohet se do ta festojë ditëlindjen atje.

Mbrëmë ajo është fotografuar në një darkë romatike me bashkëshortin e saj, fotoja e saj e parë që mbas shpalljes së shtatzënisë në MTV Video Music Awards. Këngëtarja dukej rrezëlluese dhe e gëzuar teksa dilte nga hoteli me bashkëshortin e saj protektiv në krah. Në një intervitë të fundit, Beyonce është shprehur se ajo ndjente të kishte arritur mjaft në karrierën e saj deri tani, dhe se tashmë për të ka ardhur momenti për t’u tërhequr pak për të nisur familjen e saj.

“Kur je e re në moshën 18-19 vjeçare ke energjinë për të ecur përpara. Ajo është koha e duhur për t’iu përkushtuar plotësisht punës, me aq mundësi sa ke. Por sot unë jam një grua dhe për shkak se unë tashmë kam dhënë gjithçka nga vetja ime për karrierën, tani mund të fokusohem në martesën time. Tani unë mund të vendos që të kem fëmijë dhe të bëhem nëna që gjithmonë kam ëndërruar të jem.”

E rritur në Houston të Texasit, me nënën e saj parukiere Tina, babain biznesmen Matthew dhe motrën më të vogël Solange, Beyonce që në moshë të vogël e ka dëshiruar një karrierë në show-biznes. Ajo ka kënduar në çdo rast dhe me ndihmën e babait të saj mori pjesë në garë për të rinj, ku më pas shumë shpejtë u formua grupi Destiny’s Child (1997), që do të bëhej grupi femëror më i suksesshëm i të gjithë kohërave.

Në moshën 22-vjeçare (2003) Beyonce nxorri albumin e saj “Dangerously in Love” me të cilin fitoi 5 çmime Grammy. Në 2005 grupi u shpërbë përfundimisht, por vajzat mbetën shoqe shumë të mira dhe mbështetëse të karrierës solo të secilës. Menjëherë si filloi bashkëpunimin me rreperin më të famshëm të industrisë muzikore Jay-Z në vitin 2002, midis tyre lindi dashuria dhe u frekuentuan gjatë dhe të rezervuar ndaj publikut deri më 2008 ku ata shpallën martesën e tyre, edhe kjo një ceremoni mjaft private. (LajmeShqip.com)