Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 19:10

Megjithëse është shtatzënë dhe e rënduar goxha në peshë, Beyonce e ndjen veten ende seksi. Dhe për këtë, nuk kemi as më të voglin dyshim pasi ajo është parë duke ‘sajdisur’ një dyqan me aksesorë seksi.

Në vitrinën e dyqanit ajo është parë e interesuar për një komplet të brendshmesh provokuese dhe nje shirit dritash si aksesorë. Mos vallë dëshiron të bëhet ajo pema e Vitit të Ri?

Për festat e fundvitit ajo është shprehur përpara një jave se nuk do të planifikojë gjë, përveçse që të kalojë një festë të qetë në shoqërinë e burrit të saj Jay-Z. (LajmeShqip.com)