Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 12:59

Beyonce e ka treguar veten se sa e kërkuar është vetëm për 22 sekonda!

Këngëtares së këngës “Single Ladies” menjëherë, sapo ka njoftuar koncertin e parë për prezantimin e këngëve të albumit të saj të katërt, i janë shitur të gjitha biletat menjëherë për 22 sekonda!!!

Beyonce e cila mbush 30-vjeç muajin që vjen do të performojë albumin e saj të katërt në katër mbrëmje, duke përfshirë edhe hitet “Run The World (Girls)” dhe “Best Thing I Never Had”.

Biletat e tre mbrëmjeve vijuese janë shitur po gjatë kësaj dite, por jo për 22 sekonda si për mbrëmjen e parë. Megjithatë 2.500 biletat të secilës datë nga treshja e fundit, u shitën brënda 1 minuti.

Kjo super shitje ka ardhur menjëherë mbas deklaratës që Beyonce bëri në lidhje me kryengritje që u bë në Egjipt për koncertin e saj. Për “Harper’s Bazaar” ajo ka treguar se pavarësisht protestave të ultra-konservatorëve islamik, koncerti i saj u mbajt në Portin Ghalib në Detin e Kuq, i cili ishte një sukses i madh.

“Në audiencë kishte shumë femra që këndonin gjatë këngëve. Ishte e mahnitëshme! Disa prej burrave të tyre i shikonin shtrëmbër sikur donin t’u thoshin “Do të të nxjerr jashtë prej këtu…” Besoj se disa prej burrave që kishin ardhur për të shoqëruar gratë e tyre janë mërzitur.”

Ish-këngëtarja e grupit Destiny’s Child shpreson të fillojë një kapitull të ri të jetës së saj pasi të ketë mbushur 30-vjeç më 4 shtator. Gruaja e reperit Jay-Z 41-vjeçar është shprehur se mbas moshës 30-vjeçe dëshiron të bëhet nënë. (LajmeShqip.com)