Lajme Shqip Wednesday, 11 April 2012 10:45

Këngëtarja 30- vjeçare, e cila tre muaj më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, duket se është në një formë të shkëlqyer trupore, pasi është parë dukë bërë plazh në brigjet e Karaibeve.

Këto kanë qenë pushimet e para të çiftit dhe foshnjës për këtë vit, e ndërsa Beyonce shijonte rrezet e diellit dhe detin, vogëlushja Ivy Blue është mbajtur larg nga ekspozimi i dëmshëm.

Ky ka qenë si një muaj mjalti i dytë për çiftin, pasi ata kanë festuar 4-vjetorin e martesës së tyre duke rishkëmbyer unazat gjatë një feste intime, ku të pranishëm kanë qenë Oprah Winfrey, Will Smith dhe gruaja e tij Jada Pinkett-Smith.

Si për të kurorëzuar pushimet e tyre në fundjavën e Pashkëve, ata sëbashku me vajzën e tyre Ivy Blue kanë bërë edhe një udhëtim të vogël me jaht.