Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 10:15

Uashington – Këngëtarja Beyonce ka regjistruar një mesazh për katër astronautët në anijen hapësinore Atlantis.

Artistja 29-vjeçare i dërgoi ekuipazhit të anijes një mesazh të shoqëruar nga tingujt e këngës së saj, “Run The World Girls”.

“Mirëmëngjesi Atlantis, unë jam Beyonce. Ju na frymëzoni të gjithë ne për të guxuar që të jetojmë ëndrrat tona, për të ditur se jemi të fortë dhe të zgjuar sa duhet që t’i arrijmë ato”, shprehej këngëtarja në mesazhin e saj.

Ajo i ka kushtuar një vëmendje të veçantë anëtares femër të ekuipazhit të anijes NASA.

“Kjo këngë i kushtohet në veçanti Sandyt, të gjitha grave që na kanë çuar në hapësirë dhe atyre vajzave që janë eksploratoret e së ardhmes”, është shprehur Beyonce.