Lajme Shqip Monday, 23 May 2011 11:50

Ështё shfaqur me njё pёrformancё tё jashtёzakonshme Beyonce. Njё ndёr ato performancat qё mbeten vёrtetё nё histori.

Pёrpara se ajo tё dilte nё skenё ёshtё surprizuar nga njё video dedikimi nga shumё personazhe tё famshёm. Po citojmё disa prej tyre:

Lady Gaga e cila ka bashkёpunuar me tё nё 2010 pёr njё hit tё vetёm tha: ” “Ti je shumë më shumë sesa vetëm një yll i muzikёs pop apo një ikonë, ti përfaqëson ëndrrёn.”

Bono: “Ajo bёn kёngё qё nuk kanё pёr tё vdekur kurrё!”

Stevie Wonder: “Ajo ka bёrё histori, dhe tё mendosh qё nuk i ka bёrё akoma 30 vjeç!”

Tina Knowleges, e ёma e saj tha: “E kam parё tё rritet duke admiruar Whitney Houston duke thёnё se do tё bёnte edhe ajo si kёngёtarёt e mёdhenj. Dhe sot e shoh teksa i ka realizuar tё gjitha gjёrat qё ka thёnё se do t’i bёnte.”

Barbara Streisand ka thёnё: “Interpretuesit e mёdhenj kanё zёrin dhe stilin e tyre qё i bёn qё njerёzit ta duan aq shumё Beyonce-n; pёr kёtё e dua edhe unё.”

Dhe fjalёn e fundit nё kёtё video e pati zonja e parё e Amerikёs, Michelle Obama: “Unё jam shumё krenare pёr tё, jam shumё krenare pёr gruan qё ajo ёshtё dhe pёr shёmbullin qё ajo jep pёr tё gjitha gratё.”

Kёshtu ka pёrfunduar video dedikimi pёr tё, mbas sё cilёs Beyonce ka interpretuar kёngёn e re tё albumit tё saj. Njё performancё mahnitёse! Beyonce tregoi se pse ajo është e denjë për tërë lavdërimin e dedikuar duke u shfaqur së pari me një sfond të sinkronizuara dhe pastaj me një ushtri valltaresh femra.

Por surpriza nuk kishte pёrfunduar kёtu pёr Beyoncen. Nё podiumin ku duhet tё dilte prezantuesja e spektaklit, doli nёna e saj Tina me nipin Julez, tё cilёt kujtuan se sa krenar ishin pёr tё dhe sa shumё e donin. E djersitur, me njё fytyrё tё habitur dhe gati pa frymё, Beyonce afrohet pёr tё marrё trofeun e saj si njё yll i R&B duke thёnё se nёna e saj ka qёnё njё grua fenomenale nga e cila ka marrё shembull.

Gjithashtu ajo falenderoi babain e saj Mateu i cili deri vonё ka qёnё menaxheri i  saj, vajzat e ish-grupit Destiny’s Child, Kelly Rowland dhe Michelle.

Pastaj, buzëqeshi ajo  falënderoi atë, “mikun e saj më të mirë” duke shtuar “Tё dua Jay-Z”… dhe ai si burri i saj krenar buzëqeshi dhe tundi kokën nga publiku.

Kёto 10 minuta magjike mund t’i gjeni nё videon e mёposhtme:

http://www.youtube.com/watch?v=oNg9mTiFDq8